Flota – Rent-a-Car
KLAJDI TUFA · Business
Independent analytics for this App Store listing. AppTracker is not affiliated with KLAJDI TUFA.
Chart standing · US
Screenshots
About
Flota është programi i kompanive rent-a-car për punën e përditshme: cilat makina janë të lira, cilat janë me qira dhe kur kthehen — në kompjuter dhe në telefon, me të njëjtat të dhëna. ÇFARË BËN • Kalendari i makinave: një rresht për makinë, ditët në kolona; prekni një ditë dhe hapni qiranë e re. • Kontrata e qirasë në PDF, shqip ose anglisht, me të dhënat e klientit dhe gjendjen e makinës; printohet ose ruhet. • Dorëzimi dhe kthimi me foto: kilometrat, karburanti, dëmtimet në skemën e makinës dhe fotot nga telefoni — krahasimi dorëzim/kthim zgjidh mosmarrëveshjet. • Dokumentet e qiramarrësit: foto ose PDF e patentës dhe e ID-së, të ruajtura te qiraja. • Sinjalizime për dokumentet: TPL, kasko, kolaudimi, taksa vjetore dhe leja e qarkullimit — njoftim disa javë para skadimit; edhe servisi sipas kilometrave. • Shpenzimet për makinë (vaj, goma, frena, servis…) dhe raporte: të ardhurat sipas makinës, muajit dhe klientëve; eksport në Excel. • Stafi: pronari krijon llogari për punonjësit; të dhënat sinkronizohen në çast mes pajisjeve. PËR KË ËSHTË Për stafin e kompanive rent-a-car në Shqipëri dhe Kosovë, nga 2 deri në 200 makina. Hyni me llogarinë që ju ka krijuar administratori i kompanisë suaj. Të dhënat ruhen të koduara në cloud (BE) dhe i përkasin kompanisë suaj. MBËSHTETJA TUFA Consult · info@tufa.consulting · +355 69 60 52 163 · apps.tufa.al/flota/ndihma.html
Details